Chelsea ka vendosur të huazojë Marc Guiu për sezonin e ardhshëm, por pa përfshirë një opsion blerjeje.
Klubi londinez e sheh sulmuesin e ri spanjoll si një investim për të ardhmen dhe synon ta zhvillojë, duke e përmirësuar kështu për karrierën në vijim.
Ideja e Bluve të Londrës është që Guiu të mbetet në Angli, ku ai mund të fitojë minuta dhe përvojë në një ligë konkurruese, pa u larguar shumë nga Stamford Bridge.
Disa ekipe të Premier League dhe Championship thuhet se kanë shprehur tashmë interes, por Chelsea synon të vlerësojë me kujdes destinacionin, për t’u siguruar që lojtari do të ketë një mjedis ideal për zhvillimin e tij.
