Ekziston një marrëveshje e pashkruar midis Benjamin Sesko dhe Leipzig që do të lejonte largimin e lojtarit nga skuadra, por vetëm në kushte shumë specifike.

Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, sulmuesi mund të lërë klubin gjerman për një shifër që shkon nën vlerën e tij të tregut.

Tarifa, për klube të zgjedhura, thuhet se është vendosur midis 70 dhe 80 milionë eurove, me një shtesë prej 5 deri në 10 milionë eurosh në bonuse.

Megjithatë, kjo klauzolë nuk vlen për të gjitha skuadrat.

Ajo ka të bëjë vetëm me një grup të zgjedhur klubesh që Sesko i konsideron me të vërtetë… speciale.

Leipzig, nga ana e tyre, do ta respektonte marrëveshjen duke e lejuar lojtarin të largohej vetëm nëse njëri prej këtyre klubeve merr një ofertë. Pas një sezoni pozitiv dhe me shumë klube të mëdha të interesuara, e ardhmja e sulmuesit mbetet ende enigmë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb