Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 15-vjeçarit që u mbyt në vendin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin.
Sipas gazetarit të News24, Elidon Ndreka, dy adoleshentë ishin duke u larë, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe njëri prej tyre është mbytur. Ndërsa adoleshenti është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Të pranishëm në operacionin e kërkimit të trupit, kanë qenë familjarë dhe banorë të zonës.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orën 15:00, në lagunën e Patokut, ku sipas policisë, 2 adoleshentët ishin duke u larë kur njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 15-vjeçari tjetër u gjet i pajetë.
Kurbin/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Patokut, Kurbin, ju informojmë se:
Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 15-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
