Një aksident ka ndodhur në rrugën e Uznovës, në vendin e quajtur “Divizioni”.

Mjeti tip BMW,me targa AA 533 UV,është përplasur me mjetin tip Golf,me targa AB 042 LT. Si pasojë e përplasjes,që ka qënë e fuqishme, dy mjetet kanë dalë jashtë rruge, në dy kahe të kundërta.

Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip Ford Fokus, me targa AA 218 RU,që ishte i parkuar në rrugë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur: drejtuesi i mjetit BMW, Ardit Dodoveci, 29-vjeç dhe shtetasit Kaliopi Ibro, 24-vjeç dhe Elvi Hila, 17-vjeç, që udhëtonin në mjetin tip Golf.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spiralit Rajonal.Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, të cilët konfirmojnë se të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore,që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb