Drejtoresha e personelit të një kompanie teknologjike amerikane, e cila u kap në një ekran të madh në një koncert të Coldplay duke përqafuar drejtorin ekzekutiv të kompanisë, ka dhënë dorëheqjen.
Kristin Cabot nuk punon më për Astronomer, tha firma për BBC-në në një deklaratë. Largimi i saj vjen pas atij të Andy Byron, ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë, i cili u largua javën e kaluar.
Klipi i bërë viral tregonte dy kolegët duke u përqafuar në një ekran gjigant në arenë përpara se të fshiheshin.
Pasi pa çiftin duke u përpjekur papritur të fshiheshin nga kamera, këngëtari kryesor i Coldplay, Chris Martin, i tha turmës: “Ose kanë një aferë tradhëtie, ose janë thjesht shumë të turpshëm”. Videoja, e cila tregonte çiftin duke kërcyer me muzikë në koncert përpara se të përpiqeshin të fshiheshin, fitoi miliona shikime në mediat sociale. Më pas u shpërnda në platforma të ndryshme dhe u shndërrua në meme.
