Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në fshatin Pezë, ku rreth orës 11:20, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. P., 67 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shtetit, dyshohet se 67-vjeçari është vetëvarur. Trupi i tij është gjetur nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
