Është publikuar videoja e përleshjes së dhunshme mes dy grupeve turistësh italianë, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut në shëtitoren buzë detit në Sarandë.

Pamjet tregojnë momentet kur grupet përplasen fizikisht me grushte në mes të kalimtarëve të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Policisë Sarandë, përplasja ka ndodhur rreth orës 01:30 dhe ka pasur si shkak një konflikt për motive të dobëta. Pas identifikimit të të përfshirëve, janë shpallur në kërkim pesë shtetas italianë nga Napoli:

G. T., 23 vjeç

M. A., 20 vjeç

S. D., 60 vjeç

A. L., 19 vjeç

S. B., 19 vjeç

Këta shtetas akuzohen se kanë sulmuar fizikisht tre bashkëkombas të tyre nga Avelino – G. M. (19 vjeç), F. D. (22 vjeç) dhe L. D. (20 vjeç) – të cilët kanë marrë mjekim të lehtë pas incidentit.

Policia ka njoftuar se po vijon puna për kapjen e autorëve, ndërsa janë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës për veprime të mëtejshme ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb