BalkanWeb ka siguruar fotot e 26-vjeçares Ermalinda Rama dhe të babait të saj, Anesti Rama, i cili u vra pasditen e së enjtes në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja tronditëse ka sjellë arrestimin e dy grave të familjes, vajzës që kreu krimin dhe bashkëshortes së viktimës, Valbona Rama, e dyshuar për bashkëpunim.

Vrasja Ne Fier 26 Vjecarja
Vrasja Ne Fier 26 Vjecarja

Ermalinda Rama ka mbytur të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.

Fier Vrasja Babai
Fier Vrasja Babai

Hetimet paraprake zbuluan se bëhej fjalë për një vrasje të qëllimshme dhe jo për aksident, siç ishte pretenduar fillimisht nga familjarët. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi familjare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb