Situata me zjarret në Delvinë është alarmante, ku banorë të tre fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz kanë nisur të evakuohen për shkak se rrezikohet jeta e tyre. Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve.
Siç duket edhe nga pamjet më të fundit që vijnë nga terreni në redaksinë e BalkanWeb, zjarri po shkrumbon gjithçka, edhe pse forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar flakët.
“U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile.
Njoftimi i ministrisë:
Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.
U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.
Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.
(BalkanWeb)
