Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”, ku mjeti “Citroen” me targa AB122NO, i drejtuar nga Danjel Veizi, i ka prerë rrugën, pas një manovre të gabuar, motrorrit “Yamaha” TMax me targa CB876, që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjec.

Si pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, për shkak të politraumave, është nisur me helikopter drejt Tiranës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb