Universiteti “Luarasi” ka realizuar më në fund ëndërrën e shumë të rinjve që të kenë një diplomë të universitetit të Londrës duke studiuar në Tiranë.
Zv/rektorja e “Luarasit” Ani Dasho tha se futja e 3 programeve të “The London School of Economics and Political Science” (LSE) erdhi pas një pune intensive 3-mujore për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimin në universitetin e Londrës.
“Ka qenë një punë e lodhshme me një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe kur e merr këtë lloj kënaqësie, sepse kemi kaluar 3 borde akreditimi, licencimi dhe certifikimi.
Sot “Luarasi” zyrtarisht është një qendër ekselence për të dhënë programet e Universitetit të Londrës në drejtimin akademik të LSE.
Pandemia e Covid e zgjati procesin, por ne ishim ata që fituam. Mes aplikantëve kishte nga vende te Ballkanit Perëndimor, Mali i zi dhe Maqedonia, dhe ne rezultuam të suksesshëm në këtë aplikim të vështirë që zgjati 3 muaj intensiv në plotësimin e dokumentacionit”, tha zv/rektorja Ani Dasho.
Ajo tha se ideja e aplikimit për 3 programet e LSE ishte e presidentes së Universitetit “Luarasi” Fjoralba Hysenbelliu.
Dasho e vlerësoi një nismë e bukur që nuk mbeti një ëndërr që nuk mbeti në sirtar, futjen e 3 programeve të LSE në universitetin “Luarasi” për vitin akademik 2025-2026.
“Ne lancojmë këtë vit akademik 3 klasat e para, BSc in Data Science & Business Analytics BSc in Finance, BSc in Business & Management. Është diplomë londinezë që do të jetë në drejtimin akademik të London School. Shkolla ekomomike e Londrës ishte ajo që ne përzgjodhëm dhe na përzgjodhën për këto 3 programe akademike.
Ani Dasho: Është një ëndërr për këdo, qoftë dhe për ne, që jemi në stadet jo më të një gjimnazisti që zgjedh universitetin, por pse jo në nivel master në LSE numër 1 në Angli dhe numër 1 e 2 në të gjithë rankimet botërore do të ishte ëndërr për të gjithë ne.
Një nismë e bukur që nuk mbeti një ëndërr që nuk mbeti në sirtar, por u realizua për vitin akademik 2025-2026, ku ne lancojmë 3 klasat e para, BSc in Data Science & Business Analytics BSc in Finance, BSc in Business & Management.
Është diplomë londinezë që do të jetë në drejtimin akademik të London School.
Ishte një ide e presidentes së universitetit “Luarasi”, Fabjola Hysenbelliu që e përshëndes dhe e falënderoj për idenë e rrugëtimit së bashku prej 7 vitesh.
Covid e zgjati procesin, por ne ishim ata që fituam në vende te Ballkanit Perëndimor, kishte dhe nga Mali i zi dhe Maqedonia kërkesa, dhe ne ishim të suksesshëm në këtë aplikim të vështirë që zgjati 3 muaj intensiv në plotësimin e dokumentacionit.
Shkolla ekomomike e Londrës ishte ajo që ne përzgjodhëm dhe na përzgjodhën për këto 3 programe akademike.
Ka qenë një punë e lodhshme me një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe kur e merr këtë lloj kënaqësie, sepse kemi kaluar 3 borde akreditimi, licencimi dhe çertifikimi, pra “Luarasi” zyrtarisht është një qendër ekselence për të dhënë programet e Universitetit të Londrës në drejtimin akademik të LSE.
Është e vështirë por kënaqësi e jashtëzakonshme. Më e rëndësishmja është që ky aplikim i universitetit “Luarasi” ka marrë një vlerësim në 120 vende ku LSE është prezent, kemi marrë vlerësim maksimal dhe ekselent.
Është nder i Shqipërisë, i universitetit “Luarasi” dhe për ne që jemi pjesë e stafit, ekipit, që të presim me shumë kënaqësi studentët e parë të këtyre 3 programeve.
(BalkanWeb)
