Një iniciativë e mbi 220 deputetëve britanikë, ku i dërguan letër kryeministrit Starmer për njohjen e Palestinës duket se nuk do të miratohet në parlamentin britanik.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka lënë të kuptohet se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta njohë një shtet palestinez së shpejti, duke mos qenë në të linjë me Francën, ku Macron deklaroi një ditë më parë se në shtator do të njihte Palestinën.

Një njohje e tillë, sipas Starmer, duhet të jetë pjesë e një plani më të gjerë që përfundimisht çon në një zgjidhje me dy shtete dhe siguri të qëndrueshme për palestinezët dhe izraelitët. Kështu, për momentin Franca mbetet e vetme në këtë njohje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb