Zjarr i madh, që ra sot në fshatin Konisbaltë, ka përparuar pasditen e sotme drejt fshatit Mishovë e më pas drejt malin Shpirag, ku aktualisht po vijon me intensitet të lartë.
Zjarri është duke i përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Situata nuk po vihet dot në kontroll nga zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë, që kanë kërkuar edhe ndërhyrjen me helikopterë nga ajri. Ndërhyrja e tyre për fikjen e zjarrit po kryhet me mjete rrethanore, për shkak të mungesës së rrugës dhe kjo e bën mē të vështirë aksionin e zjarrfikësve dhe ushtrisë për fikjen e zjarrit.
Aktualisht zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen e malit Shpirag, ku po shkrumbon shkurre e ferra. Zjarri po përparon edhe drejt ullishteve në fshatin Galinë, ku janë përqendruar forca tê shumta zjarrfikësish dhe ushtrie, për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt shtëpive të fshatit Galinë.
(BalkanWeb)
