Kryeministri kanadez Mark Carney dënoi dështimin e qeverisë izraelite për të parandaluar katastrofën humanitare që po përkeqësohet me shpejtësi në Gaza.

Carney tha në llogarinë e tij në rrjetet sociale X se kontrolli i Izraelit mbi shpërndarjen e ndihmës duhet të zëvendësohet nga një ofrim gjithëpërfshirës i ndihmës humanitare të udhëhequr nga organizatat ndërkombëtare.

“Shumë prej këtyre vendeve mbajnë ndihma të konsiderueshme të financuara nga Kanadaja, të cilat janë bllokuar nga shpërndarja tek civilët e uritur”, tha Carney. “Ky mohim i ndihmës humanitare është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.”

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të negociojnë një armëpushim të menjëhershëm me mirëbesim. “Ne përsërisim thirrjet tona që Hamasi të lirojë menjëherë të gjithë pengjet dhe që qeveria izraelite të respektojë integritetin territorial të Bregut Perëndimor dhe Gazës”, tha ai.

Kanadaja mbështet një zgjidhje me dy shtete, e cila garanton paqen dhe sigurinë për izraelitët dhe palestinezët, tha Carney, duke shtuar se Ministrja e Jashtme kanadeze Anita Anand do të marrë pjesë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi këtë çështje në Nju Jork javën e ardhshme.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb