Vatra e zjarrit që përfshiu  fshatrat Kalasë – Tatzat – Senicë – Vergo – Kopaçëz – Palavli, të Njësisë Administrative Vergo, bashkia Delvinë, aktualisht vazhdon të jetë  aktiv te kodra përballë fshatit Palavli si dhe sipër baxhos në fshatin Kopaçez,

Janë rreth 2000 banorë nga gjashtë fshatra që u evakuan ditën e djeshme nga banesat e tyre për të shmangur problemet që mund të shkaktoheshin nga zjarri.

Janë djegur 11 banesa, si dhe kisha e fshatit Senicë. Shën Dhimitri. Ndërkohë dëmet në bujqësi, pemë frutore, ullinj dhe blegtori janë të konsiderueshme. Pati gjithashtu edhe tre persona që morën djegie nga zjarri

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb