Një 64-vjeçar nga fshati Frakull i Vogël në Fier është arrestuar nga policia  e Fierit, nën akuzën e zjarrëvënies.

Policia njoftoi sot se, Nazmi Kapaj ka rënë në pranga, pas hetimeve të kryera menjëherë pas njoftimit për vatër zjarri.

Sipas Policisë, “nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në tokën e tij, për djegien e mbeturinave, janë djegur 225 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb