Milan ka triumfuar 2-4 ndaj Liverpool, në miqësoren e luajtur në Kai Tak Sports Park. Kuqezinjtë realizuan me Leaon, ndërsa u përgjigj Szoboszlai.
Loftus Cheek dhe Okafor dërguan në festë tifozërinë e Milanit, sakaq goli i Gakpo shkurtoi shifrat por tepër vonë. Në fund kompletoi dopietën Okafor.
Ndeshja e radhës miqësore për Milanin do të jetë ndaj Perth Glory. Liverpool do të përballet me Yokohama Marinos.
