Thomas Muller do të vazhdojë të luajë futboll. Kjo është ajo që ka thënë 34-vjeçari, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Unë ende dua të luaj futboll, dhe për këtë arsye kam vendosur të vazhdoj ta bëj. Do të vazhdoj të jem futbollist. E dua skenën e futbollit dhe presionin e të qenit i detyruar të jap gjithçka.
Përpiqem ta shfrytëzoj këtë mundësi për sa kohë që trupi im më lejon të luaj në nivelin më të lartë, edhe nëse nuk jam më në Evropë apo nuk luaj në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Muller për ‘Bild’.
