Alexander Isak mund të largohet nga Newcastle, pasi pëlqehet nga disa skuadra. Për këtë temë ka folur trajneri i skuadrës së Premier League, Eddie Howe.

“Natyrisht se ka gjëra që bëhen prapa skenës. Ai duhet ta ketë të qartë se do të jetë në lajme çdo ditë dhe jam i sigurt se nuk është e lehtë për asnjërën palë të përfshirë. Bisedat që i kemi pasur me Alexin dhe klubin, apo ato me Alexin dhe me mua, do të mbesin private. Ne kemi marrëdhënie të mirë.

Ka qenë i jashtëzakonshëm qëkur u bashkua me ne dhe duam që ai të vazhdojë në Neëcastle. Por, çfarëdo që ndodh, duhet të jetë e duhura për Newcastlen”,- tha tekniku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb