Dy avionë zjarrfikës të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, janë përfshirë në operacionin për shuarjen e vatrës së fuqishme të zjarrit në zonën e Shashicës, në jug të vendit.

Ndërhyrja e tyre ajrore është bërë e domosdoshme për shkak të përmasave që ka marrë zjarri në këtë zonë të vështirë malore, ku terreni i thyer ka vështirësuar operacionet nga toka.

Forcat zjarrfikëse vendase, të mbështetura nga ushtarë dhe punonjës të mbrojtjes civile, vijojnë përpjekjet në terren, ndërsa avionët “Canadair” kanë kryer disa hedhje uji mbi zonat më problematike.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se kur do të neutralizohet plotësisht zjarri, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin dhe vlerësimin e dëmeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb