Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për një operacion të gjerë për shuarjen e zjarrit të rënë në zonën e Qafë Buallit, në afërsi të qytetit të vjetër të Bulqizës dhe fshatit Plan i Bardhë.

Në operacionin intensiv janë angazhuar:

  • 8 mjete zjarrfikëse
  • 40 efektivë të MZSH
  • 15 efektivë të Policisë së Shtetit
  • 25 forca të bashkisë
  • 10 forca vullnetare

Ndërkohë, janë përfshirë edhe 2 helikopterë të cilët po kryejnë ndërhyrje ajrore në rotacion për të ndihmuar në izolimin e vatrës së zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të thatë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb