Një vatër zjarri e përmasave të konsiderueshme ka përfshirë sot një masiv kodrinor në zonën e Borshit, duke shkaktuar situatë alarmante për banorët dhe pushuesit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë që po fryn në zonë, duke e bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase të shërbimeve zjarrfikëse.
Sipas burimeve nga terreni, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë po i afrohet zonave të banuara, duke rrezikuar drejtpërdrejt disa banesa.
Deri tani, nuk raportohet për të lënduar, por situata mbetet e paqëndrueshme dhe në zhvillim.
