Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur sot në zonat e prekura nga zjarret në Shashicë dhe Kaninë, ku vazhdon beteja me flakët në terren. Në video, ai duket bashkë me kryetarin e Bashkisë Ermal Dredha dhe kryeplakun e fshatit të cilit i thotë se kjo zjarrvënie është e qëllimshme dhe e papranueshme.

Në Kaninë, përveç angazhimit të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve, sot në operacion u përfshinë edhe avionët ‘Canadair’ të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Situata mbetet serioze për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa forcat në terren po punojnë në kushte të vështira për të mbajtur nën kontroll vatrat aktive. Ministri Vengu theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të mbrojtur zonat e banuara dhe pasuritë natyrore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb