Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka prekur ndjekësit me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, me rastin e ditëlindjes së partnerit të saj, Kreshnik Gjergji. Ajo publikoi një fotografi prekëse nga momenti i lindjes së djalit të tyre, e shoqëruar me një dedikim plot dashuri.
Urime ditëlindjen njeriut që ma ndryshoi jetën përgjithmonë! Shoku im më i mirë, burri im dhe babi i djalit tonë. Të dua pafund!
Fotoja e ndarë nga këngëtarja vjen nga ambientet e maternitetit, ku çifti i lumtur përjeton ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
