Partizani u rikthye të premten në stërvitje. Fatjon Muhameti, trajner te moshat, drejtoi seancën e parë stërvitore pas largimit të Gegës. Siç është treguar më parë, do të jetë në drejtimin provizor të skuadrës së parë ndërsa po kërkohet pasuesi i Gegës.

Mungesa që ra në sy ishte e Judah Garsias. Sulmuesi i afruar gjatë merkatos së verës është i dëmtuar, që nga ndeshja e kthimit me Kaljun. Për këtë po rikuperohet, pasi shqetësimi në rrëzën e kofshës e ka lënë jashtë.

Tashmë faza përgatitore ka në fokus fillimin e kampionatit. “Demat” janë në merkato jo vetëm për trajner, pasi kërkojnë të përforcojnë edhe skuadrën. Kështu, fundi i këtij muaji dhe sigurisht gushti pritet të sjellin zhvillime të shumta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb