Enea Mihaj ka debutuar me skuadrën e re. Mbrojtësi i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë në elitën e kampionatit amerikan, në barazimin 2-2 të skuadrës së tij Atlanta Junajtid ndaj Saunders.

Për diçka më shumë se 25 minuta lojë në të cilat ai kontribuoi për ekipin, paraqitja e Mihaj u vlerësua me notën 7. Synimi mbetet i qartë, fitimi i një vendi titullari, në një skuadër ku ka mjaft konkurrencë.

Kujtojmë që 27-vjeçari, pas eksperiencës në Portugali, zgjodhi të kalonte në MLS te Atlanta Junajtid. Ai firmosi pak javë më parë kontratë deri në vitin 2028 me një opsion për vitin 2029.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb