Pasagjerët e një fluturimi të linjës ajrore American Airlines u evakuuan urgjentisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, pasi një problem mekanik i lidhur me një gomë gjatë ngritjes, detyroi uljen emergjente të aeroplanit.

Sipas njoftimit të kompanisë ajrore, incidenti ndodhi të shtunën dhe rezultoi në ndërprerjen e menjëhershme të fluturimit.

 

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerët duke përdorur rrëshqitëset e emergjencës për të dalë nga avioni, ndërsa flakët shihen duke dalë nga poshtë trupit të avionit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit konfirmoi se një person është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit. Për fat të mirë, pjesa tjetër e pasagjerëve dhe ekuipazhit janë jashtë rrezikut.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb