Myrto Uzuni vijon paraqitjen fantasike ne MLS. Sulmuesi shqiptar është bërë protagonist për herë të tretë radhazi me skuadrën e tij Austin. Uzuni ka arritur të shënojë golin e parë të sfidës kundër DC Junajtid, një sfidë që Austin e fitoi me rezultatin 2-4 në transfertë.
Myrto Uzuni ishte ai që zhbllokoi shifrat e këtij takimi duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 22-të, pasi shfrytëzoi si duhet pasimin e shokut të skuadrës dhe nuk fali portierit kundërshtar. Ky ishte goli i tretë në 4 ndeshjet e fundit për Uzunin. 30-vjeçari duket se ka filluar të ambientohet dhe po kthehet në formën e tij më të mirë.
