Jessica Alba u pa duke u puthur me të dashurin e saj të ri, Danny Ramirez.

Në fotot e siguruara nga DeuxMoi,Alba shkëmbeu një puthje pasionante me aktorin e “Last of Us”.

Foto të tjera tregonin çiftin duke biseduar me afeksion dhe duke u përqafuar, pasi aktorja e “Dark Angel” i kishte sjellë atij një buqetë të madhe me orkide të bardha.

Ky moment i nxehtë publik vjen në mes të disa daljeve të fundit të çiftit të ri, përfshirë një darkë romantike në Los Angeles të mërkurën.

Pasi aktori i “Captain America” u zbulua të ishte burri misterioz që u pa me Alba duke u kthyer nga Cancún, Meksikë, në fillim të korrikut, një burim zbuloi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Sipas burimit, çifti nuk është “ekskluziv,”, sipas Daily Mail dhe Alba thjesht “po kërkon të argëtohet” pas ndarjes nga bashkëshorti i saj prej vitesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb