Jo vetëm Joao Felix. Al-Nassr i CR7 është gati të bëjë një lëvizje për një lojtar të Chelseat, në mënyre që futbollisti të largohet nga Europa dhe të transferohet në Arabinë Saudite.
Më saktësisht, bëhet fjalën për anësorin spanjoll Cucurella, me emrin e këtij të fundit që po përmendet shumë në korridoret e zyrave të Bluve të Londrës.
Al-Nassr po përgatit një ofertë të konsiderueshme për të provuar të bindë Cucurellan, i cili ka rritur ndjeshëm reputacionin në klubin anglez, aq sa Enzo Maresca e konsideron atë si një lojtar shumë të rëndësishëm për skemat e tij.
Kjo edhe sepse në atë zonë të fushës, vetëm Chilëell është i disponueshëm si alternativë, ndërsa zemra e mbrojtjes përbëhet nga nëntë futbollistë.
Cucurella do të donte të vazhdonte të luante në Premier League. Gjithsesi, me një ofertë joshëse nga Al Nassr, është e vështirë të thuash jo.
