Bayern Munich e ka fituar betejën me Liverpoolin për Luis Diaz.
Klubi bavarez, kampion i Gjermanisë, më në fund ka arritur një marrëveshje të plotë me The Reds për të blerë sulmuesin.
Lojtari 28-vjeçar do t’i kushtojë Die Roten 75 milionë euro, me Liverpool që u dorëzua pas një oferte të tillë.
Diaz pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Bayern, pra deri në vitin 2029 me mundësinë e zgjatjes së saj deri në vitin 2030.
Duke përfshirë këtë marrëveshje, shitjet totale që kur Richard Hughes u bë drejtor sportiv i Liverpoolit arrijnë në afërsisht 190 milionë £.
