Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, në banesën e shtetases K. T., ka rënë zjarr ende në rrethana të paqarta. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 52-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet janë duke kryer veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb