Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë javës së fundit, në kuadër të garantimit të sigurisë rrugore dhe lirive të lëvizjes në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë javës janë proceduar penalisht 54 shtetas, për parkim të gabuar në hapësira të ndaluara si korsitë e emergjencave, biçikletave, këmbësorëve dhe të transportit publik, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal.

Gjithashtu, janë arrestuar dhe proceduar 39 shtetas për vlera të ndryshme penale, ndërsa janë bllokuar 65 automjete, të cilat janë larguar nga rruga me mjet ngritës, për shkak të parkimit të gabuar apo shkeljeve të tjera.

Policia Rrugore thekson se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim ndëshkimin e çdo sjelljeje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës dhe rëndon trafikun në qytet.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet, të mbështetura edhe nga denoncimet e qytetarëve në numrin 112, për të ndëshkuar çdo rast që cënon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në rrugë.

Në këtë kuadër, gjatë javës:

– 54 shtetas janë proceduar penalisht, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, për parkim të gabuar në rrugë dhe korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët dhe transportin publik;
– 39 shtetas janë arrestuar/proceduar për vepra të ndryshme penale;
– 65 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në çdo kohë, me fokus verifikimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë rrugore.

Policia Rrugore apelon sërish për drejtuesit e automjeteve:

Respektoni sinjalistikën rrugore dhe parkoni vetëm në vendet e lejuara, për të mos penguar qarkullimin dhe për të garantuar sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb