Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim  u shpreh i lumtur për afrimet që kanë bërë drejtuesit në merkato.

Në veçanti, trajneri portugez vlerësoi dy prurjet si Bryan Mbeumo, i cili erdhi nga Brentford, dhe Matheus Cunha nga Wolverhampton Wanderers.

“Jam shumë i kënaqur; këta dy lojtarë tashmë e kanë treguar veten në Premier League,” tha Amorim në një konferencë për shtyp.

“Cunha mund të luajë role të ndryshme, kështu që është më e lehtë të ndryshosh formacionin titullar. Nëse do ta fillonim sezonin me këtë grup, do të isha i lumtur, sepse të gjithë lojtarët këtu duan vërtet të luajnë për Manchester United, dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për mua.”- tha tekniku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb