Fatime Kryemadhi është larguar sot nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi nuk u zhvillua komunikimi i pritshëm i akuzave ndaj saj. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë përfaqësimi ligjor i saj.

Sipas burimeve zyrtare, SPAK i ka kërkuar Kryemadhit të paraqitet nesër me një avokat tjetër, pasi nuk mund të përfaqësohet nga i njëjti avokat që mbron edhe Monika Kryemadhin.

Fatime Kryemadhi ishte thirrur sot për t’u njohur me akuzat zyrtare në kuadër të hetimeve për dosjen “Meta-Kryemadhi”, në të cilën janë të përfshirë edhe disa persona të tjerë të afërt me ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij.

SPAK pritet të njoftojë zyrtarisht akuzat ndaj Fatime Kryemadhit pas përmbushjes së kushteve ligjore të mbrojtjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb