Në Pogradec vijon hetimi për rastin tronditës ku një grua 52-vjeçare, Kozeta Teço, u gjet pa shenja jete në banesën e saj, ndërsa shtëpisë i ishte vënë edhe flaka.

Burimet bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë vrarë nga personi me të cilin kishte një lidhje intime, Ilirjan Selmani, ndërsa tashmë është zbuluar edhe fotoja e saj.

Whatsapp Image 2025 07 28 At 15.49.18
Whatsapp Image 2025 07 28 At 15.49.18

Ngjarja tronditi komunitetin lokal, ndërsa policia po vijon me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e motivit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb