Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 60 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ai ka shkuar në banesën e motrës së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj 60-vjeçarit.

Gjithashtu, policët në Cërrik ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 34 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 1 vit 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb