Alfred Mensah dhe Çarls Bismark do të jenë të gatshëm për Vllazninë në Islandë. Të dy sulmuesit janë pajisur në limite me vizën, që i lejon të udhëtojnë për ndeshjen e kthimit me Vikingur në Europë

Lojtarët ganezë rrezikonin seriozisht, që do të ishte problem i madh për skuadrën e Edi Martinit. Tashmë ky i fundit mund t’i bëjë llogaritë me dy sulmues që premtojnë.

Vllaznia e ka fituar 2 me 1 ndeshjen në “Loro Boriçi”. Nuk ishte një triumf i lehtë, pasi erdhi me përmbysje dhe ka një vlerë të madhe për të shkuar drejt turit të tretë. Do të ishte hera e parë që kuqeblutë shkonin në atë fazë të një kompeticioni europian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb