Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick dha mendimin e tij pas fitores 3-1 ndaj Vissel Kobë në miqësore.
“Ne filluam mirë, veçanërisht në 30 minutat e para. Pastaj humbëm pak kontrollin, por pjesa e dytë ishte e shkëlqyer.
Dro dhe Jofre luajtën mirë, dhe ne donim që të gjithë të luanin të paktën 45 minuta. Rashford, nga ana tjetër, luajti më pak sepse filloi më vonë me topin. Gerard Martin luajti pas dëmtimit të tij, një rikthim i mirë”.
Kur u pyet për numrin 1 të Joan García-s, Flick sqaroi: “Është vetëm për turneun, është gjithçka e përkohshme”.
Përmirësimi i Bardghjim? Varet prej tij. Ashtu si me Joan García dhe Rashford, ai duhet të përmirësohet. Nuk do të jetë një sezon i lehtë, por as viti i kaluar nuk ishte. Na është dashur të luftojmë për të fituar dhe do ta bëjmë përsëri këtë vit”.
