Donald Trump e quajti kryebashkiakun e Londrës “një person të keq” gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Starmer.

Presidenti amerikan po fliste në një konferencë për shtyp në Skoci, ku ndodhet në një vizitë katër-ditore joformale verore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Ai shtoi se mendonte se kryebashkiaku i Londrës “ka bërë një punë të tmerrshme”, por se “me siguri” do ta vizitonte Londrën. Pastaj Starmer ndërhyri dhe tha se Khan është mik i tij.

Në përgjigje, një zëdhënës i kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, tha se ishte “i kënaqur që Presidenti Trump dëshiron të vijë në qytetin më të madh në botë”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb