Dy persona u vranë dhe të paktën tre të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një kazino në Reno të Nevadës të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave lokale.

Të shtënat ndodhën në parkingun e Grand Sierra Resort. Të paktën dy persona u vranë dhe të paktën tre të tjerë kërkuan shtrim në spital për shkak të lëndimeve të tyre, raportoi CNN, duke cituar zyrën lokale të shëndetit publik.

Zyrtarët e Departamentit të Policisë së Renos morën në paraburgim një të dyshuar, sipas një deklarate të shkurtër. I dyshuari u shtrua në spital, raportoi CNN, duke cituar të njëjtën zyrë shëndetësore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb