Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha në një postim në X të hënën se Presidenti i SHBA-së Donald Trump po luante “lojën e ultimatumit” me Rusinë dhe se një qasje e tillë mund të çonte në një luftë që përfshinte Shtetet e Bashkuara.
Medvedev shkroi: “Çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e vetë (Trump).”

Medvedev akuzoi Trumpin se po luan lojëra të rrezikshme me Rusinë, duke lëshuar vazhdimisht ultimatume të reja.

“Ndonjëherë 50 ditë, ndonjëherë 10, Trump nuk duhet të harrojë dy gjëra: Së pari, Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani. Së dyti, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”, shkroi Medvedev në X.

Në fund të postimit të tij, Medvedev bëri një koment sarkastik, duke i bërë thirrje Trump të mos ndjekë rrugën e ‘sleeping Joe’, duke iu referuar ish-presidentit amerikan, Joe Bidenit.

Presidenti i SHBA-së tha se po i jep Moskës dhe Kievit një afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje, duke kërcënuar në të kundërt se do të vendosë tarifa tregtare 100% jo vetëm për Rusinë, por edhe për vendet që bashkëpunojnë me të.

Megjithatë, të hënën, Trump u shfaq edhe më i paduruar, duke shprehur zhgënjim me Moskën dhe duke e shkurtuar afatin në 10-12 ditë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb