Ashtu siç u vendos tryeza e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, në një të ardhme jo shumë të largët, tryeza e paqes do të vendoset përsëri në Turqi dhe lufta e përgjakshme do të marrë fund, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas mbledhjes së kabinetit.

Erdogan deklaroi se Turqia ka ndjekur një politikë të ekuilibruar që mbështet paqen në lidhje me këtë luftë: “Korridori i grurit dhe shkëmbimi i të burgosurve janë rezultat i besimit tonë në paqe. Pas raundit të parë të diskutimeve të organizuara më 16 maj, u shkëmbyen një mijë të burgosur. Pas raundit të dytë që u zhvillua më 2 qershor, trupat e 7,060 ushtarëve ukrainas u shkëmbyen me trupat e 97 ushtarëve rusë.”

Presidenti tha gjithashtu se pas raundit të tretë që u zhvillua më 23 korrik, u shkëmbyen të paktën 1,200 të burgosur: “Ne besojmë se kjo luftë duhet të përfundojë tani. Në çdo rast, ne themi se jemi gati të presim.”

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb