Në emisionin “Vila24” në News24 me moderatoren Anila Çela, në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte meteorologia Lajda Porja e cila tregoi se si do të jetë moti për fundin e muajit korrik.

Meteorologia theksoi se do të jetë një javë e paqëndrueshme dhe se reshjet e shiut do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit.  Ajo shtoi më tej se temperaturat do të shënojnë 31 gradë celcius.

“Ndryshimet kanë filluar që të dielën.Temperaturat kanë shënuar kulmin e tyre ditën e shtunë. Java do të jetë e paqëndrueshme dhe ditën e enjte do të ketë edhe reshje shiu dhe temperaturat do të jenë rreth 31 gradë celcius. Në fundjavë do të kemi edhe një rritje të temperaturave. Reshje do të ketë edhe në Velipojë. Dita me pak më shumë rrebeshe do të jetë e e enjtja. Vendet bregdetare mund të kenë edhe probleme pasi mund të ketë edhe prezencë të erës dhe dallgëve. Në fundjavë situata do të normalizohet dhe pritet rritje e temperaturës. Në javën e dytë të gushtit priten sërish temperatura ekstreme”, tha ajo

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb