Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare.
Ky shtetas vlerësohet si shtetas me rrezikshmëri shoqërore, ndërsa rezulton se është i dënuar me 18 vjet burg nga Gjykata e Firences, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej në autostradën “Tiranë–Elbasan”, me automjetin e tij tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia.
Njoftimi:
Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi:
-Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.
59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”.59 me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia.
Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
(BalkanWeb)
