Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se përdor mjete të paligjshme për të ndikuar votën e qytetarëve.

Në një konferencë për mediat, ai deklaroi se qindra mercenarë paguhen për të bërë rolin e patronazhistëve.

Sipas tij, votuesit kërcënohen përmes vendeve të punës dhe mbështetjes ekonomike. Berisha theksoi se madje përdoren edhe kompani private për të ushtruar presion mbi qytetarët.

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat: Qindra mercenarë marrin rroga për të bërë patronazhistin. Këta iu shënojnë emrin, që do nisin punën dhe me këtë premtim ua marrin votën. Edhe fermerët i mbajtën varur, me qëllim që të marrin votën. Policia terroriste politike përdor edhe kërcënimin.

I thuhet se ti ke motrën në këtë pozicion pune dhe i thonë se nëse nuk jep votën, ik nga puna. Këta përdorin edhe kompani private për të kërcënuar votuesin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: