Luis Diaz me gjasë do të transferohet nga Liverpool te Bayern, me marrëveshjen që duket fare pranë.
Në këto kushte, The Reds po punojnë për pasuesin dhe duket se kanë “piketuar” zëvendësuesin e Diaz.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, përjashtuar këtu ndonjë befasi të minutës së fundit, do të jetë Alexander Isak ai që do veshë fanellë e Liverpool.
Sipas SkySport, lojtari i Newcastle tashmë ka dhënë miratimin e tij të plotë për kalimin në Anfield, ku do të firmosë një kontratë të re pesëvjeçare.
Në orët e ardhshme, drejtuesit e Liverpoolit do të paraqesin ofertën e tyre zyrtare për Magpies, e cila do të jetë afër 100 milionë euro.
Deri më tani është përfolur se Neëcastle po kërkon për suedezin rreth 150 milionë euro, por gjithçka do të mbyllet për rreth 120 milionë euro (duke përfshirë bonuset).
