Pasi u njoftua me mbylljen e hetimeve nga SPAK, deputetja Monika Kryemadhi komentoi një deklaratë të Ilir Metës, në të cilën ai e krahasonte atë me deputeten socialiste Zegjine Çaushi.

Sipas saj, kjo deklaratë nuk ka ardhur drejtpërdrejt nga Meta, pasi – siç tha – ai nuk ka akses në internet në burg, por është shpërndarë nga Tedi Blushi. “Nuk jam e sigurt nëse Meta ka internet në burg, por i sigurt është fakti që deklarata është përhapur nga fansi i veshjeve të mia, përmes vjehrrit të tij, që është edhe burimi i frymëzimit. E njoh mirë këtë rreth shoqëror,” tha Kryemadhi me ironi.

Ajo shtoi më tej se ndjen keqardhje për gjithë situatën e krijuar, por theksoi se, si nënë e fëmijëve të tij dhe ish-bashkëshorte, nuk e sheh të arsyeshme t’i japë llogari Ilir Metës për marrëdhëniet e saj shoqërore.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: