Kryeparlamentarja Elisa Spiropali po merr pjesë  në Konferencën e Gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila po mbahet në Pallatin e Kombeve të Bashkuara, në Gjenevë.

Përveç fjalës që do të mbajë në Konferencë, në margjinat e saj Spiropali do të takohet me Presidenten  e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner, Kryetarin e Knessetit të Izraelit, Amir Ohana, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén, Kryetaren e Parlamentit të Republikës Çeke, Markéta Pekarová Adamová, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili dhe kryeparlamentarë të tjerë.

Postimi i Spiropalit:

Gjenevë, Zvicër

Pritja në Konferencën e Gjashtë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar, punimet e së cilës do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve, në Pallatin e Kombeve të Bashkuara.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb