Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Kier Starmer ka zhvilluar një telefonatë me homologun izraelit Benjamin Netanyahu pasi lideri britanik njoftoi planet për njohjen e shtetit palestinez.
Zyra e kryeministrit britanik ka publikuar një deklaratë të bisedës telefonike të Starmer me Netanyahun pas komunikimit mes liderëve.
Një zëdhënëse tha se Starmer filloi duke përsëritur mbështetjen e tij për Izraelin, duke bërë thirrje që pengjet e mbetura izraelite të lirohen nga Hamasi dhe duke dënuar sulmin e grupit terrorist më 7 tetor 2023.
“Merrni masa të menjëhershme”, raportohet se i tha Starmer Netanyahut.
Megjithatë, ai tha se situata në Gaza ishte bërë “e patolerueshme” dhe i kërkoi Netanyahut të “ndërmarrë veprime të menjëhershme për të hequr të gjitha kufizimet në aksesin ndaj ndihmës dhe për t’u siguruar atyre që vuajnë në Gaza ushqimin që u nevojitet”.
Ai gjithashtu ndau me të planin e tij për të njohur Palestinën.
Starmer foli gjithashtu me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili e mirëpriti planin e njohjes.
